Strategjia për apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, temë diskutimi mes Shiroka-Pulës dhe krerëve institucionalë
Aktuale
October 15, 2026 - 11:14
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka mbajtur sot takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiun, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, si dhe çështje të tjera me interes të qytetarëve, raporton Zeri.info.
Ndër të tjera, u diskutua edhe për krijimin e Grupit Punues për Strategji Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit”, thuhet në komunikatë. /Zëri