Hamza pas votimit të Ligjit për Specialen: Ditë e vlefshme, historia s’mund të rishkruhet
Foto: Laura Hasani

Hamza pas votimit të Ligjit për Specialen: Ditë e vlefshme, historia s’mund të rishkruhet

Aktuale October 07, 2026 - 00:56

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Bedri Hamza, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës.

Hamza e ka cilësuar këtë si një ditë të rëndësishme, duke thënë se qëllimi nuk është pengimi i drejtësisë, por garantimi i saj.

“Për mua është ditë tepër e vlefshme, sepse sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka kaluar Ligji për Dhomat e Specializuara. Por, ne nuk dëshirojmë ta pengojmë drejtësinë, ne dëshirojmë të vendosim drejtësi”.

“Ne dëshirojmë që luftës së popullit të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i garantojmë drejtësi, të ketë mbikqyrje, të ketë transparencë, të ketë llogaridhënie. Jam i bindur që me këtë ligj është siguruar që lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk mund të gjykohet. Historia nuk mund të rishkruhet”, deklaroi ai.