Sejdiu uron Shiroka-Pulën: Kosova vuri në krye të shtetit një zonjë të nderuar, me një bagazh të pasur intelektual
Foto: Laura Hasani

Sejdiu uron Shiroka-Pulën: Kosova vuri në krye të shtetit një zonjë të nderuar, me një bagazh të pasur intelektual

Aktuale October 07, 2026 - 00:51

Bekim Sejdiu, i cili fillimisht ishte propuzuar kandidat për president ka uruar, Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen si president.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sejdiu tha se me zgjedhjen e Presidentes së Republikës, Kosova jo vetëm që shmangu një cikël të ri krize, por vuri në krye të shtetit një zonjë të nderuar, me cilësi të larta njerëzore dhe një bagazh të pasur intelektual. /Zëri

Postimi i plotë:

Me zgjedhjen e Presidentes së Republikës, Kosova jo vetëm që shmangu një cikël të ri krize, por vuri në krye të shtetit një zonjë të nderuar, me cilësi të larta njerëzore dhe një bagazh të pasur intelektual.Urimet më të përzemërta Presidentes së Republikës, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula.