Altin Krasniqi: Ftojë deputetët nga të gjitha partitë të vijnë në Kuvend, të bashkohemi rreth UÇK-së
Aktuale
October 05, 2026 - 17:48
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi u ka bërë thirrje deputetëve nga të gjitha partitë që të shkojnë në Kuvend për ta votuar Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u bëri thirrje deputetëve që të bashkohen përsëri rreth UÇK-së si dikur për t’i mbrojtur me dinjitet çlirimtarët dhe Kosovës
“I ftoj të gjithë kolegët deputetë, nga të gjitha partitë, të vijnë në Kuvend që të bashkohemi përsëri rreth UÇK-së, si dikur, e t’i mbrojmë me dinjitet çlirimtarët tanë dhe Kosovën.
Qytetarë, të fala keni nga babi!”, ka shkruar ai. /Zëri