Çlirim Haziri: Vetëm mbi trupat tanë, ndryshe asnjë deputetë s’do të dalë jashtë Kuvendit pa e votuar ligjin për Specialen

Çlirim Haziri: Vetëm mbi trupat tanë, ndryshe asnjë deputetë s’do të dalë jashtë Kuvendit pa e votuar ligjin për Specialen

Aktuale October 05, 2026 - 17:41

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mos e kushtëzojnë siç tha ai, Ligjit për UÇK-në me postin e presidentit, raporton Zeri.info.

Haziri u shpreh se asnjë deputet nuk do të ketë mundësi të dalë nga Kuvendi siç u shpreh ai, pa shkel mbi trupat e tyre, pa e votuar Ligjin.

“Ta njollosin historinë edhe pjesën tonë ma të lavdishme, kështu që e shfrytëzojë rastin ju ftojë të vini të gjithë në shesh, të vini në sheshin “Adem Jashari”, në sheshin “Ibrahim Rugova”, të vini në sheshin “Skënderbeu”, të bëhemi të gjithë bashkë një zëri pa dallime partiake ju ftojë të gjithë, është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është në pyetje gjaku i Luan Haradinajt, është në pyetje gjaku i Adem Jasharit, është në pyetje gjaku i të gjithë dëshmorëve të Kosovës andaj ju ftojë të vini të gjithë në shesh. Ne do të qëndrojmë këtu, nuk do të ketë mundësi asnjë deputetë të dale pa shkel mbi trupat tonë, nuk do të ketë mundësi, asnjë deputet asnjë deputet e asnjë partie të dalë sot nga kjo sallë e Kuvendit pa shkel mbi trupat tonë, do të shtrihemi në tokë e le të na shkelin neve e të vazhdojnë te familjet e tyre”, ka thënë Haziri. /Zëri