Përfundon seanca e jashtëzakonshme
Foto: Laura Hasani

Përfundon seanca e jashtëzakonshme

Aktuale October 05, 2026 - 16:11

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt këtë të hënë me plot pika në rendin e ditës.

Në këtë seancë, deputetët shqyrtuan edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji u miratua në lexim të parë me 91 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Në votim nuk mori pjesë Grupi Parlamentar i LDK-së.

PDK-ja po kërkon që leximi i dytë të kryhet sot, andaj po vazhdojnë të qëndrojnë në sallë.