Reagon Lushtaku: Nesër jam veç UÇK, jo PDK, çdo veprim për mosvotimin e ligjit është tradhti
Aktuale
October 04, 2026 - 17:21
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se nesër është veç UÇK dhe jo PDK.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se çdo veprim që çon drejt neglizhimit, vonimit apo mosvotimit të ligjit në të dy leximet, është tradhti ndaj sakrificës mbi të cilën u ndërtua liria jonë.
Lushtaku thotë se nesër nuk është dita e partive, por dita për të dëshmuar se sa seriozisht e respektojmë UÇK-në, dëshmorët, luftëtarët, sakrificën dhe lirinë e Kosovës.