Kurti takohet për herë të parë me Trumpin: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm i Kosovës
Aktuale
October 02, 2026 - 12:05
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York është takuar për herë të parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Kurti tha se gjatë takimit e ka falënderuar Trumpin për rritjen e investimeve në mbrojtje në kuadër të NATO-s, duke theksuar se edhe Kosova synon anëtarësimin në aleancë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, shkroi Kurti. /Zëri