Nis protesta e përnatshme kundër vendimit të Speciales ndaj krerëve të UÇK-së, mblidhen qindra qytetarë

Nis protesta e përnatshme kundër vendimit të Speciales ndaj krerëve të UÇK-së, mblidhen qindra qytetarë

Aktuale September 28, 2026 - 21:07

Kanë nisur protestat në ditën e 13-të kundër vendimit të Dhomave të Specializuara lidhur me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të organizuara nga iniciativa qytetare “Jo në emrin tim”.

Protestuesit janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit dhe për të kërkuar që çështja të trajtohet me, siç është thënë nga organizatorët, drejtësi dhe paanshmëri.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në protestë, duke theksuar se aktiviteti do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Protesta po zhvillohet në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Speciales dhe në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që janë përfshirë në procesin gjyqësor.