Bahtiri njofton se do të jetë anëtar nga LVV-ja në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së
Foto: Laura Hasani

Bahtiri njofton se do të jetë anëtar nga LVV-ja në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së

Aktuale September 28, 2026 - 16:52

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka njoftuar se partia e ka përzgjedhur për përfaqësues në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Asgjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“Me propozimin e Grupit Parlamentar të LVV-së dhe me miratimin e Kuvendit, në këtë legjislaturë do të shërbej si anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Bahtiri la të kuptohet se kjo përgjegjësi shtetërore iu ngargua për shkak të qëndrimeve dhe besnikërisë së tij ndaj shtetit.

“Përgjegjësitë shtetërore nuk kërkojnë zhurmë. Kërkojnë qëndrim, besnikëri ndaj Republikës dhe punë të palëkundur. Na priftë e mbara në punë të mbara!”, shkroi ai.