Këto janë tetë komisionet që do të drejtohen nga LVV-ja në Kuvend
Foto: Laura Hasani

Këto janë tetë komisionet që do të drejtohen nga LVV-ja në Kuvend

Aktuale September 28, 2026 - 17:37

Lëvizja Vetëvendosje sot në seancë ka paraqitur emrat e deputetëve që do ta përfaqësojnë grupin parlamentar në komisionet e Kuvendit të Kosovës.

Propozimet janë bërë nga deputetja e këtij subjekti politik Arbërie Nagavci, pas kërkesës së Kryesisë që grupet parlamentare të dorëzojnë emrat për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të 16 komisioneve parlamentare.

Sipas marrëveshjes së arritur në Kryesi, Kuvendi ka propozuar për miratim numrin dhe strukturën e 16 komisioneve parlamentare me nga 11 anëtarë, me përjashtim të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i cili do t’i ketë 12 anëtarë.

Prej tyre, tetë komisione do të drejtohen nga Vetëvendosje.

Propozimet e VV-së, që u votuan nga Parlamenti:

1. Në Komisionin për Buxhet u propozua deputeti Enver Haliti, kryetar i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkohë, anëtarë në këtë komision janë edhe deputetët Ilir Kërçeli, Valon Hoti, Elvira Ibrahimi-Hoti dhe Arbërie Nagavci.

2. Në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, LVV-ja ka propozuar deputetin Fahrush Rexhepi si zëvendëskryetar i parë nga grupi ynë parlamentar.

3. Në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit e propozojmë deputetin Vigan Qorrolli, i cili njëkohësisht është kryetari i komisionit, ndërkohë që anëtarë janë deputetët: Adnan Rrustemi, Arjeta Rexhepi, Blerim Gashi dhe Artan Abrashi.

4. Në Komisionin për Integrim Evropian është porpozuar deputetja Liza Gashi, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e parë e komisionit dhe anëtarët e komisionit janë deputetët: Krenare Qerkini, Adelina Grainca, Fjolla Ujkani dhe Blerim Gashi.

5.      4. Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni si kryetare e komisionit, ndërkohë që deputetët: Shqipe Mehmeti-Selimi, Artan Abrashi, Nezir Kraki dhe Vigan Qorrolli, si anëtarë të këtij komisioni.

6. Në Komisionin për Arsim dhe Shkencë, deputetja Arjeta Fejza, e cila është edhe në zëvendëskryetare e parë e komisionit, ndërkohë që anëtarët e komisionit janë deputetët: Arjeta Rexhepi, deputeti Fahrush Rexhepi, Taulant Kelmendi dhe Arbërie Nagavci.

7. Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, zëvendëskryetari i parë deputeti Taulant Kelmendi, anëtarë të komisionit edhe deputetët: Ilir Kërçeli, Ejup Ahmeti, Valon Ramadani dhe Liza Gashi.

8. Në Komisionin për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, deputeti Arsim Ademi është kryetar i këtij komisioni, ndërkohë që deputetët: Alban Bajrami, Filiz Mustafa, Adelina Grainca dhe Drita Pajaziti, anëtarë të komisionit.

9. Për Komisionin për Shëndetësi e propozojmë deputetin Sulejman Meholli si zëvendëskryetar i parë, deputetët: Naim Bardiqi, Arsim Ademi, Fitim Haziri dhe Egzon Azemi, anëtarë të këtij komisioni.

10. Në Komisionin për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, deputeti Alban Bajrami propozohet si zëvendëskryetar i komisionit nga ne, ndërkohë që deputetët: Artan Konushevci, Egzon Azemi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe Fitim Haziri, anëtarë të komisionit.

11. Në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryetar u propozua deputeti Mefail Bajqinovci, ndërkohë që anëtarë të komisionit, deputetët: Shqipe Mehmeti-Selimi, Arbër Rexhaj, Ilir Qeriqi dhe Sali Zyba.

12. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, LVV-ja propozoi si kryesuese e komisionit deputetja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. Anëtarë të këtij komisioni propozohen deputetët: Valon Hoti, Adelina Tërshana, Arbër Rexhaj dhe Arjeta Fejza.

13. Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike propozojmë si zëvendëskryetar të parë deputetin Jeton Raka, ndërkohë që deputetët: Fatos Geci, Valon Ramadani, Valon Peci dhe Drita Pajaziti, si anëtarë.

14. Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, deputeti Sali Zyba u propozua si zëvendëskryetar i parë, ndërkohë deputetët: Luan Aliu, Agim Bahtiri, Mimoza Shala dhe Rufki Suma si anëtarë të komisionit.

15. Në Komisionin për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini propozohet deputeti Nezir Kraki si kryetar i komisionit, ndërsa deputetet: Edona Lalloshi, Bylbyl Sokoli, Adriana Matoshi dhe Armend Baloku si anëtarë të këtij komisioni.

16. Në Komisionin për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur u propozua deputeti Arton Konushevci si kryetar i këtij komisioni, ndërkohë që deputetët Adnan Rrustemi, Osman Musliu, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Sulejman Meholli si anëtarë të komisionit.