Ndërpritet furnizimi me ujë në një pjesë të Studimes në Vushtrri
Foto: Laura Hasani

Ndërpritet furnizimi me ujë në një pjesë të Studimes në Vushtrri

Aktuale September 28, 2026 - 18:54

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët në Vushtrri se një pjesë e fshatit Studime do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të dislokimit të një gypi me diametër Ø300 mm.

Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit do të nisë më 29 shtator 2026, nga ora 22:00, ndërsa punimet për dislokimin e gypit do të fillojnë më 30 shtator, nga ora 16:00.

Ujësjellësi ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së realizimit të punimeve.