Hamza fton në protestën e 1 tetorit: Të bashkohemi për krerët e UÇK-së
Aktuale
September 26, 2026 - 10:47
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shpërndarë një video me të cilën u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë, kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“1 TETOR | 16:00 | SHESHI ‘SKËNDERBEU’, PRISHTINË. Bashkohu edhe ti! Le të bashkohemi kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza krahas videos.
Ndryshe protesta është paralajmëruar si një tubim masiv kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. /Zëri