Fshati Vuno shpallet pasuri kulturore e paluajtshme Qendër historike

Fshati Vuno shpallet pasuri kulturore e paluajtshme Qendër historike

Aktuale September 25, 2026 - 23:03

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për deklarimin e fshatit Vuno si pasuri kulturore e paluajtshme Qendër historike, si dhe përcaktimin e zonës së saj të mbrojtur.

Sipas vendimit, zona e Qendrës historike të fshatit Vuno përcaktohet në bazë të hartave të zonifikimit dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), të cilat i bashkëlidhen vendimit.

Krahas shpalljes së qendrës historike, Qeveria ka miratuar edhe planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e saj dhe të zonës mbrojtëse përreth.

Me vendimin e ri shfuqizohet vendimi nr. 30, datë 20 janar 2016, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Vuno dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj të zonës së mbrojtur përreth”.

Vendimi ngarkon Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor me publikimin e hartave të qendrës historike dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të kryejë regjistrimin e tij në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Himarë./atsh