Isufaj takohet me Prattipatin në Ambasadën Amerikane, flasin për vazhdim e bashkëpunimit të suksesshëm me Prokurorinë Speciale

Isufaj takohet me Prattipatin në Ambasadën Amerikane, flasin për vazhdim e bashkëpunimit të suksesshëm me Prokurorinë Speciale

Aktuale September 25, 2026 - 12:06

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu  Pratipati, ka takuar të enjten kreun e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufajn, me të cilin thotë se ka diskutuar për vazhdimin e suksesshëm të bashkëpunimit me Prokurorinë Speciale.

Gjithashtu në takim është diskutuar për luftën kundër kërcënimeve të sigurisë kombëtare të SHBA-së si terrorizmi, narkotikët, emigrantët, krimet kibernetike dhe organizatat kriminale transnacionale.