SHBA-ja vlerëson lart punën e kryeprokurorit Blerim Isufaj

SHBA-ja vlerëson lart punën e kryeprokurorit Blerim Isufaj

Aktuale September 25, 2026 - 11:58

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (SPRK), Blerim Isufaj.

Sipas Ambasadës Amerikane, në takim është diskutuar vazhdimi i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe SPRK-së në luftimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, transmeton Zeri.info.

Në fokus të diskutimeve ishin terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe e emigrantëve, krimet kibernetike, si dhe organizatat kriminale transnacionale.

“Dje, e ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit tonë të suksesshëm me SPRK-në”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Ambasada theksoi se bashkëpunimi do të fokusohet në adresimin e këtyre kërcënimeve dhe forcimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër krimit të organizuar. /Zëri