Solidarizimi i lojtarëve të Kosovës me çlirimtarët, Haradinaj krenar: Kjo është Kosova jonë

Solidarizimi i lojtarëve të Kosovës me çlirimtarët, Haradinaj krenar: Kjo është Kosova jonë

Aktuale September 25, 2026 - 09:09

Solidarizimi i lojtarëve të Kosovës me ish-krerët e UÇK-së pas shënimit të golit kundër Irlandës ka nxitur edhe reagimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai është shprehur krenar me këtë veprim të Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ky është shpirti luftarak i dardanëve.

“Kjo është Kosova jonë! Ky është shpirti luftarak i dardanëve që nuk dorëzohen kurrë, që besojnë deri në fund dhe luftojnë për çdo fitore. Krenar me ju!”, shkroi ai.