Organizimi i protestave, Ministria e Jashtme britanike lëshon njoftim për shtetasit e saj
Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka lëshuar një njoftim për shtetasit që synojnë të udhëtojnë drejt Kosovës.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare tregohet për protestat që po organizohen në Kosovë pas vendimit të Hagës.
“Po zhvillohen grumbullime të mëdha, duke përfshirë edhe në Prishtinë gjatë orëve të mbrëmjes. Kjo mund të shkaktojë pengesa, duke përfshirë ndërprerje në trafik dhe në transportin publik. Informohuni rregullisht për zhvillimet lokale, planifikoni më shumë kohë për udhëtim dhe qëndroni larg turmave të mëdha ose protestave”, thuhet në njoftim.
Theksojmë se sot është nata e tetë që do të protestohet në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku të mërkurën e 16 shtatorit mori vendim për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së me gjithsej 81 burgim.