Gruda: Në seancën e 11 shtatorit u tradhtuam
Aktuale
September 14, 2026 - 09:34
Deputeti i PDK-së Përparim Gruda ka thënë se u tradhtuan nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e 11 shtatorit.
Gruda para mediave deklaroi se nuk u mbajt fjala e dhënë publikisht.
"Ne kemi thënë se shkojmë për ta konstituuar për hir të 16 shtatorit, por ajo u keqpërdor siç e pat. Ajo u kthye në një absurd, përherë shpikej një arsyetim. Ne i shkuam më 9 shtator, më 11 shtator u shpik një arsyetim tjetër dhe më 11 shtator ne u tradhtuam në seancë. Ne e votuam kandidatin e tyre. Publikisht u shkel fjala e dhënë se do të votohej kandidati jonë", deklaroi Gruda.