PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe qeverinë “Kurti 4”
Foto: Laura Hasani

PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe qeverinë “Kurti 4”

Aktuale September 14, 2026 - 09:03

Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu kanë deponuar lëndë në Gjykatën Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit edhe për formimin e qeverisë “Kurti 4”.

Image

Dje është votuar qeveria “Kurti 4” në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Kuvendi i Kosovës.

Image

Tetë votat kundër erdhën nga deputetët e Listës Serbe, derisa ata të PDK-së, LDK-së e Aleancës nuk morën pjesë në seancë.

Votimit të Qeverisë i ka hapur rrugë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, e mbajtur në orët e paradites.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e 11-të pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.

Image

Kjo parti e ka bojkotuar vazhdimin e seancës me arsyetimin se janë shkelur ligjet e Kushtetuta.

Image