Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për formimin e qeverisë
Aktuale
September 13, 2026 - 11:53
Kuvendi i Kosovës është konsideruar i konstituuar nga kryetarja e tij, Albulena Haxhiu, pasi gjatë vazhdimit të seancës së sotme, pa nënkryetarin e PDK-së, u zgjodh nënkryetari i LDK-së, Listës Serbe dhe pakicave të komunitetit joshumicë, raporton Zeri.info.
Burime të “Zërit” bëjnë të ditur se pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, sot pritet të mbahet edhe seanca për formimin e qeverisë, mirëpo zyrtarisht ende nuk është bërë publike nga Kuvendi i Kosovës ora e mbajtjes së kësaj seance.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kjo seancë mund të thirret për në orën 14:00 ose 14:30. /Zëri