Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Aktuale
September 13, 2026 - 15:03
Gjatë periudhës 14–18 shtator 2026, moti në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Të martën priten riga shiu në disa pjesë të vendit. Nga e mërkura do të ketë rritje graduale të temperaturave, me vlera maksimale që të enjten mund të arrijnë deri në 29°C.
Temperaturat minimale do të jenë më të ulëta gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.
Të hënën, moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 24°C.