Rama ironizon LVV-në: Patriotizmi sot në Vetëvendosje e paska pushim
Aktuale
September 13, 2026 - 15:12
Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet për qeverinë e re të vendit, shkruan Zeri.info.
Në këtë seanca po marrin pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe.
Pas kësaj situate, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke ironizuar me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sot paskan vendosë mos me qenë patriota me ‘popullin serb’. Para dy dite po. Sot, jo.Patriotizmi, sot në Vetëvendosje e paska pushim!”, ka shkruar Rama. /Zëri