Lista Serbe merr pjesë në seancën për formimin e Qeverisë së re
Foto: Laura Hasani

Lista Serbe merr pjesë në seancën për formimin e Qeverisë së re

Aktuale September 13, 2026 - 14:43

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur për zgjedhjen e Qeverisë së re, përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të pranishëm janë edhe deputetët e Listës Serbe.

Ata janë parë duke hyrë në sallën plenare, ku pritet të zhvillohet votimi për formimin e Qeverisë “Kurti 4”.

Në seancë nuk janë parë ende deputetë nga LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja, pasi këto dy të fundit kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën për formimin e Qeverisë.