Emocionon vajza e heroit Bajram Sylejmani: UÇK-ja është amaneti ynë!
Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit Bajram Sylejmani, mori fjalën në Marshin për Liri.
Mes emocionesh, e bija e heroit foli për babanë e xhaxhain që dhanë jetën për liri.
“UÇK s'janë veç tri shkronja”, tha Lirjona.
Në fund, ajo bëri thirrje për ura, e jo për mure.
“Krahas dhimbjes u rrita edhe me krenarinë se familja ime luftës për liri i dha dy heronj: babain dhe xhaxhin Mursel. Ata nuk e zgjodhën luftën pse e deshën por u detyruan sepse Dardania, trualli më i vjetër ballkanik, nuk e duronte ma robninë”.
“Prandaj kur unë dëgjoj fjalën UÇK, nuk shoh vetëm tri shkronja. Shoh babin e axhin, shokët e shoqet e tyre që nuk u kthyen kurrë, shoh edhe luftëtarët e luftëtaret që u kthyen me plagë në trup e në zemër. Shoh nënat që pritën e nuk i panë më bijtë e bijat e tyre. Shoh fëmijët që u rritën me fotografitë e prindërve të tyre e shoh nënat tona që krahas mallit e dhimbjes u detyruan t’i marrin dy role për të na rritur dhe edukuar”, tha ajo.