Hodaj priti ambasadorin britanik, diskutojnë për fuqizimin e mëtejshëm të IPK-së
Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, ka pritur sot në zyrat e institucionit ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit të IPK-së, Hodaj e ka njoftuar ambasadorin britanik me angazhimet, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet Inspektorati Policor.
“Ambasadori Hargreaves falënderoi Kryeshefin Hodaj për pritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të IPK-së në mbikëqyrjen policore dhe trajtimin profesional të ankesave të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe IPK-së.
“Kryeshefi dhe ambasadori u dakorduan për mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe IPK-së, në fuqizimin dhe profesionalizimin e mëtejshëm të IPK-së”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.