Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Aktuale September 08, 2026 - 08:10

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, lëkundjet janë regjistruar në orën 05:40, sipas kohës lokale.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 14 kilometra në lindje të Pogradecit, ndërsa thellësia është vlerësuar në 9.6 kilometra.

Lëkundjet janë ndier edhe në Korçë, ku banorët kanë raportuar se e kanë ndjerë tërmetin.

Deri tani nuk ka të dhëna për dëme materiale ose persona të lënduar.

Image