Sot, temperaturat deri në 34 gradë
Foto: Zëri

Sot, temperaturat deri në 34 gradë

Aktuale August 31, 2026 - 07:49

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, të pranishme kryesisht përgjatë zonave malore, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 e 17 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 29 e 34 gradë celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image