Protesta e komunave, a do të jenë pjesëmarrëse të gjitha? Flet Sazan Ibrahimi
Pjesëmarrja e komunave në protestën e paralajmëruar është vullnetare dhe asnjë komunë nuk mund të detyrohet të marrë pjesë, kështu ka deklaruar drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ibrahimi tha se Asociacioni nuk ka asnjë mekanizëm për t’i obliguar komunat që të protestojnë, por shprehu bindjen se në protestë do të ketë pjesëmarrës nga komunat.
Protesta normal që pjesëmarrja është vullnetare domethënë në asnjë moment asociacioni nuk ka mekanizëm që i obligon apo i detyron komunat që të protestojnë. Mirëpo unë jam i bindur që ka me pas edhe anëtarë të kuvendeve komunale apo qytetarë nga këto komuna, sepse dëmi i cili po shkaktohet nga niveli qendror është i jashtëzakonshëm”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi përmendi si një prej problemeve kontratën kolektive, ndërsa foli edhe për një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që, sipas tij, nuk është zbatuar nga niveli qendror.
Sipas Ibrahimit, nëse gjykatat fillojnë t’ua marrin komunave mjetet financiare për shkak të moszbatimit të aktgjykimit, humbjet mund të kalojnë mbi 60 milionë euro.
Kujtojmë që Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka njoftuar se më 1 shtator do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pasiqë anë duke kundërshtuar ndërhyrjet e nivelit qendror në kompetencat e komunave, obligimet financiare dhe mungesën e mbështetjes institucionale.