Osmani: Serbia s’ka ndryshuar, vetëm kriminelët i ka futur në agjendën evropiane
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian pas reagimit të presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ndaj vdekjes së kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.
Në një postim në X, Osmani tha se “bota me të drejtë është e indinjuar nga reagimi i regjimit të Vuçiqit”, por shtoi se “kjo është ajo për të cilën e kemi paralajmëruar Evropën gjatë gjithë kohës: Serbia dhe regjimi i saj nuk kanë ndryshuar kurrë”.
“Ajo që ka ndryshuar është se Serbia sot është vend kandidat për anëtarësim në BE, që glorifikon kriminelët e luftës dhe i feston krimet e tyre. Një vend kandidat që vazhdon të mohojë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, dhunën seksuale gjatë luftës, masakrimin e fëmijëve të vegjël, ndër të tjera”.
“Një vend kandidat që vazhdon t’i sulmojë fqinjët e tij”, deklaroi ish-presidentja.
Tutje, ajo shtoi se Serbia, si vend kandidat, qëndron në krah të Putinit, bashkëpunon me Kinën dhe Iranin dhe punon kundër sigurisë së Evropës, ndërsa pretendon se është partner i Evropës.
“Një vend kandidat që refuzon t’i hapë arkivat e tij, ndërsa familjet në të gjithë Kosovën, Kroacinë dhe Bosnjë e Hercegovinën ende kërkojnë të dashurit e tyre të zhdukur me forcë”.
E megjithatë, shtoi Osmani, “Brukseli vazhdon ta shpërblejë me miliarda euro”.
“Nuk mund ta financosh një regjim që glorifikon armiqtë e Evropës dhe më pas të befasohesh kur ai sillet ashtu. Pyetja nuk është më nëse Serbia ka ndryshuar. Pyetja është se sa gjatë do të vazhdojë Brukseli të pretendojë se ajo ka ndryshuar”.“Serbia ende fle mbi varrezat masive të civilëve të pafajshëm. Ndoshta një ditë, vetëm një ditë, Brukseli do të zgjohet dhe do ta shohë fytyrën e vërtetë të Serbisë”, shkroi ish-presidentja Vjosa Osmani në X.
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se Ratko Mlladiq, krimineli i dënuar i luftës, do të varroset me nderimet më të larta shtetërore, nëse kjo i kërkohet.
The world is rightly outraged by Vucic regime’s reaction to the death of convicted war criminal Ratko Mladië.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 29, 2026
But this is what we warned Europe about all along: Serbia and its regime have never changed.
What has changed is that Serbia today is an EU candidate country that… pic.twitter.com/Jx5vcTlUDZ