Çitaku: Në burg janë UÇK-ja, historia dhe lufta jonë për liri
Foto: Laura Hasani

Çitaku: Në burg janë UÇK-ja, historia dhe lufta jonë për liri

Aktuale August 25, 2026 - 12:35

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke thënë se më 16 shtator nuk do të vendoset vetëm për fatin e katër ish-krerëve të UÇK-së, por edhe për mënyrën sesi do të trajtohet historia e Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Çitaku ka theksuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk duhet të shihen vetëm përmes përkatësive të tyre politike.

Nuk është në burg Hashim Thaçi i PDK-së. Në burg është Hashim Thaçi i UÇK-së. Hashim Thaçi i Kosovës”, shkroi ajo.

Në fund, Çitaku ka bërë thirrje që përtej dallimeve politike, të vendoset në qendër Kosova.