Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Aktuale August 21, 2026 - 20:42

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të aplikohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.