Moti sot kryesisht me diell, por priten reshje dhe stuhi të izoluara
Aktuale
August 13, 2026 - 08:09
Të enjten, 13 gusht, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive.
Si pasojë, në disa zona mund të ketë reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe mundësi për stuhi të izoluara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë 30–34°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s. Gjatë zhvillimit të stuhive, era mund të forcohet përkohësisht dhe të ndryshojë drejtim. /Zëri