384 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 24 persona të lënduar në aksidente
Foto: Laura Hasani

384 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 24 persona të lënduar në aksidente

Aktuale August 11, 2026 - 09:11

Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ofruar 384 shërbime emergjente gjatë 24 orëve të fundit, bëri të ditur QKUK-ja.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, 125 raste janë menaxhuar në Reanimim, 89 në Emergjencën Internistike, 47 në Emergjencën Kirurgjike, ndërsa 90 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.

Në Sallën e Vogël janë trajtuar 33 pacientë, kryesisht për ndërhyrje si qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe dy raste të intoksikimit, ndërsa 24 persona janë lënduar në aksidente trafiku.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 32 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së. /Zëri