Deputeti ukrainas reagon ndaj Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën
Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për Kosovën, duke e cilësuar qëndrimin e tij si “gabim diplomatik” dhe duke thënë se Ukraina duhet ta njohë shtetin e Kosovës.
“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina DUHET ta njohë shtetin. Do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe, përfundimisht, Ukraina do ta njohë atë”, shkroi Goncharenko.
Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së Zelenskyt, i cili gjatë një konference për shtyp në Beograd tha se qëndrimi i Ukrainës për Kosovën mbetet i pandryshuar.
“Ne e respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë, e respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Prandaj, pozicioni ynë për atë që ju përmendët, shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, mbetet i pandryshuar. Ne gjithmonë e kemi theksuar këtë dhe politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar”, tha Zelensky.