Lushtaku: PDK-ja nuk bie pre e lojërave dhe skenarëve të këtij pushteti mashtrues
Aktuale
August 05, 2026 - 09:01
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Mërgim Lushataku, ka thumbuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili dje është takuar me liderin e LVV-së, Albin Kurti.
Ai ka bërë me dije se PDK-ja nuk bie pre e lojërave dhe skenarëve të pushtetit mashtrues.
Në profilin e tij në Facebook, Lushtaku ka shkruar se PDK-ja po dëshmon se di të qëndrojë e drejtë.
“PDK-ja po dëshmon se di të qëndrojë drejt dhe krenare, ashtu siç i ka hije. PDK nuk bie pre e lojërave dhe skenarëve të këtij pushteti mashtrues. Për shtetin. Për Kosovën”, shkroi ai.