Arrestohet një person, dyshohet se kanosi kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqin
Raportohet se një person i dyshuar për kanosjen e kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas më shumë se një viti e gjysmë nga raportimi i rastit.
Mëson se bëhet fjalë për H.B., rreth 31-vjeçar.
Ai është arrestuar mbrëmjen e 4 gushtit, rreth orës 21:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Dyshimet lidhen me një rast të ndodhur më 9 shkurt 2025, kur Haziz Bytyqi dyshohet se, përmes rrjetit social Facebook, kishte kanosur kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Pas arrestimit i dyshuari është shoqëruar në procedurë policore, ndërsa me aktvendim të prokurorit të Shtetit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndaj tij po zhvillohen procedurat për veprën penale “Kanosje”, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë. /sinjali