Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës, s’ka kolona të gjata
Foto: Laura Hasani

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës, s’ka kolona të gjata

Aktuale July 31, 2026 - 08:06

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka kolona të gjata në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, ndërsa qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa probleme.

Sipas të dhënave të përditësuara, pritjet në shumicën e pikave kufitare janë vetëm tre deri në pesë minuta, ndërsa në pikat më të ngarkuara ato nuk zgjasin më shumë se dhjetë minuta.

Image