Haga merr vendim rreth rishikimit të paraburgimit për Rexhep Selimin

Haga merr vendim rreth rishikimit të paraburgimit për Rexhep Selimin

Aktuale July 29, 2026 - 12:13

Gjykata e Hagës ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin, duke konsideruar se ekziston rreziku për ndërhyrje në proces dhe për kryerje të krimeve të tjera.

Megjithatë në vendimin e Gjykatës, është rrëzuar argumenti i Zyrës së Prokurorit të Specializuar sa i përket rrezikut për arratisje.

“Prandaj, megjithëse rreziku i arratisjes nuk mund të përjashtohet plotësisht, Trupi Gjykues vlerëson se vazhdimi i paraburgimit të z. Selimit nuk mund të justifikohet në këtë fazë mbi bazën e rrezikut të arratisjes, siç parashihet në Nenin 41(6)(b)”, thuhet në shkresën e Gjykatës.

Haga gjithashtu ka konsideruar se Rexhep Selimin vazhdon të jetë njeri me ndikim në Kosovë dhe sipas tyre s’mund të lirohet bazuar në informacionet që Selimi ka si rezultat i procesit të gjykimit.

Gjyqtari Charles Smith ka vendosur për vazhdim të paraburgimit të Rexhep Selimit dhe meqenëse më 16 shtator do të merret vendimi i shkallës së parë, ka udhëzuar palët që të mos përgatisin shkresa të tjera për rishikim të paraburgimit. /express