Hoti shmang deklarimet pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
Foto: Laura Hasani

Hoti shmang deklarimet pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së

Aktuale July 30, 2026 - 22:09

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shmangur deklarimet për media pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, në të cilin kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i rezistoi mocionit për shkarkimin e tij.

Pas përfundimit të procesit të votimit dhe shpalljes së rezultatit, Hoti u largua pa u prononcuar për gazetarët, duke mos komentuar zhvillimet në kuvend dhe rezultatin e votimit.

Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, delegatët nuk e mbështetën mocionin për shkarkimin e Abdixhikut, i cili vazhdon të mbetet në krye të partisë. /eo