Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Foto: Laura Hasani

Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Aktuale July 30, 2026 - 22:30

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të premten, më 31 korrik 2026, do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave të larta.

Sipas njoftimit, në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose të tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

“Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.