Haxhiu takon admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO, synimi strategjik i Kosovës
Foto: Facebook

Haxhiu takon admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO, synimi strategjik i Kosovës

Aktuale July 28, 2026 - 10:01

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

Gjatë takimit, Haxhiu dhe admirali Wikoff diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, si dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me NATO-n.

Në një njoftim të publikuar në rrjetin social Facebook, Haxhiu falënderoi admiralin Wikoff për angazhimin e tij dhe vlerësoi rolin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ajo ritheksoi se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet një nga objektivat kryesore strategjike të shtetit.

"Kosova do të vazhdojë ta forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit", ka deklaruar Haxhiu.