Ministri francez në KFOR: Kjo forcë shumëkombëshe dëshmon përkrahjen e Evropës për stabilitetin e rajonit
Aktuale
July 28, 2026 - 11:19
Ministri francez për Evropën, Benjamin Hadad, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot ka vizituar edhe selinë qendrore të KFOR-it.
Hadad ka shkruar se prezenca e KFOR-it në Kosovë dëshmon përkrahjen e Evropës për stabilitetin e rajonit.
“Shpreha mirënjohjen time për ushtarët tanë francezë të vendosur në Kosovë. Kjo forcë e armatosur shumëkombëshe është shembull i mbështetjes evropiane për stabilitetin rajonal”, ka shkruar Hadad.
Visite de la « Force pour le Kosovo » à Pristina ë
— Benjamin Haddad (@benjaminhaddad) July 28, 2026
J’ai affirmé ma reconnaissance à nos soldats français mobilisés au Kosovo.
Cette force armée multionationale illustre le soutien européen à la stabilité de la région. pic.twitter.com/1l2rA8hF47