Shi, breshër e shkarkime rrufesh – ky është parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës do të zhvillohen lokalisht, duke sjellë mundësi për reshje shiu, shkarkime rrufesh, si dhe breshër në zona të izoluara, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 26 e 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore, me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë.
IHMK-ja po ashtu ka bërë të ditur se, gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive mund të ketë fuqizime të përkohshme të erës. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
