Dy turistë gjermanë lëshojnë alarmin SOS pasi mbetën të bllokuar në mal, efektivët e Vlorës nisen drejt vendndodhjes së tyre
Aktuale
July 18, 2026 - 21:44
Dy turistë gjermanë kanë lëshuar sinjalin SOS në zonën e malit të Çikes, pranë majës së Qorres. Menjëherë pas marrjes së njoftimit është organizuar një operacion kërkim-shpëtimi.
Në terren janë nisur efektivët e forcës speciale Delta Force, shërbimet e Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM), si dhe një infermier, të cilët po ngjiten drejt vendndodhjes së turistëve.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej turistëve ka pësuar probleme shëndetësore ose mund të jetë dëmtuar gjatë lëvizjes në terrenin e vështirë. Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar mbi gjendjen e tij.
Operacioni i shpëtimit vijon, ndërsa priten informacione të tjera për ecurinë e ndërhyrjes dhe gjendjen e dy turistëve./Tch