Shala: Rikthimi i zyrtarëve serbë të drejtësisë pas dorëheqjeve krijon precedent të rrezikshëm

Shala: Rikthimi i zyrtarëve serbë të drejtësisë pas dorëheqjeve krijon precedent të rrezikshëm

Aktuale July 18, 2026 - 19:08

Ish-gjyqtari Hasan Shala ka deklaruar se rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, paraqet një sfidë për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Shala tha se kërkesat e tyre për rikthim pas gati katër vitesh, mund të krijojë pasiguri juridike.

“Po, këta janë duke sfiduar edhe njëherë sistemin e drejtësisë dhe, sa për këtë arsye, Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor, edhe pse këta kanë dhënë dorëheqje, nuk kanë vendosur lidhur me kërkesën e tyre për dorëheqje. Kjo do të thotë se edhe vetë Këshilli Prokurorial, edhe Këshilli Gjyqësor i kanë dhënë një pasiguri juridike kësaj kërkese të cilën ata e kanë paraqitur tani, si prokurorët ashtu edhe gjyqtarët. Kështu do të ishte një precedent jashtëzakonisht i dëmshëm në sistemin e drejtësisë që të pranohen këta gjyqtarë dhe prokurorë dhe stafi administrativ, kur ka konkurs”, tha Shala . /klankosova