Rrezik për punëtorët, Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq
Aktuale
July 18, 2026 - 18:53
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një vendpunishte në Obiliq, pas raportimit të një rasti dhe konstatimit të shkeljeve që rrezikonin sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Sipas njoftimit, inspektorët kanë kryer një inspektim në subjektin përkatës, ku janë evidentuar shkelje të dispozitave të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Për shkak të rrezikut serioz të konstatuar, Inspektorati ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për garantimin e një mjedisi të sigurt pune.