Zjarrfikësit e Ferizajt heqin gjarpërinj nga shtëpitë, thonë se numri është rritur
Aktuale
July 16, 2026 - 16:58
Zjarrfikësit e Ferizajt sot janë ballafaquar me një rast të pazakontë.
Ata janë thirrur që të intervenojnë në një shtëpi.
Në pamje, shihet se si një zjarrfikësit e largon nga banjo një gjarpër të madhe.
Sipas këtyre pamjeve ai në mënyrë mjeshtërore dhe pa frikë e kap atë.
“Zjarrfikësit e Ferizajt janë duke u ballafaquar edhe me heqjen e gjarpërinjëve nëpër shtëpi këtë verë! Andaj duhet të ketë kujdesë të shtuar sepse është rritë numri i tyre!”, thuhet në njoftimin e Zjarrfikësve të Ferizajt.