Reagimi i parë nga BE-ja, pas deklaratës së ministres serbe për spastrim etnik në Kosovë

Reagimi i parë nga BE-ja, pas deklaratës së ministres serbe për spastrim etnik në Kosovë

Aktuale July 14, 2026 - 13:33

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hiper, deklaroi sot se nuk ka vend në Evropë për retorikë që justifikon dhe mbështet spastrimin etnik, duke komentuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq se nëse do të ishte në vendin e ish-presidentit jugosllav Slobodan Millosheviq, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë në vitin 1999.

Siç tha ajo, kjo deklaratë është në kundërshtim me detyrimet që Serbia ka pranuar në kuadër të dialogut nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Zeri.info.

Ajo tha se pritet që ata të përmbahen nga retorika nxitëse, si dhe të kontribuojnë në besimin e ndërsjellë dhe stabilitetin rajonal.

Kur u pyet se çfarë do të thotë në praktikë kur thuhet se në Evropë nuk ka vend për mohimin e krimeve, për mohimin e gjenocidit apo për glorifikimin e kriminelëve të luftës, Anita Hiper tha se mesazhi është i qartë - se nuk ka vend për një retorikë të tillë.

Ajo tha se po punohet përmes dialogut dhe procesit të zgjerimit për t’u bërë homazh viktimave dhe për të identifikuar të zhdukurit, si dhe për të promovuar bashkëjetesën paqësore.

Ndryshe, në një deklaratë të dhënë sot, ministrja serbe nuk ka hequr dorë nga deklarimi i saj për spastrimin e Kosovës. /Zëri