Ish-ministri gjerman, Roth: Një ministre serbe po fantazon hapur për “spastrimin etnik” të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Ish-ministri gjerman, Roth: Një ministre serbe po fantazon hapur për “spastrimin etnik” të Kosovës

Aktuale July 15, 2026 - 13:02

Ish-ministri gjerman Michael Roth ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila ka thënë se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” qysh në vitin 1998.

Roth e ka cilësuar si “të trishtueshme dhe frustruese” një deklaratë të tillë, duke ngritur pyetje për rrugën evropiane të Serbisë.

“Një ministër serb fantazon hapur për “spastrimin etnik” të Kosovës. Dhe pothuajse nuk ka asnjë kundërshtim në politikë apo në shoqëri. Si është e mundur që një vend të anëtarësohet në BE në këtë mënyrë?”, ka shkruar Roth.

Ai ka shtuar se retorika e tillë nuk kontribuon në ndërtimin e marrëdhënieve dhe partneriteteve.

“Urrejtja dhe nacionalizmi nuk ndërtojnë partneritet. Kjo është thjesht e trishtueshme dhe frustruese”, ka shkruar ai.